Denis Zaka i lindur në Lushnjë dhe banues në Durrës prej disa kohësh kishte jetuar me kushëririn e tij në Greqi. Sipas policisë, vrasja ka ndodhur për motive të dobëta.
News 24 raporton se dy të rinjtë të cilët punonin si barinj, natën kishin shkuar për të vjedhur një frezë, por kanë përfunduar të dehur dhe më pas kanë qëlluar njëri-tjetrin.
Ditën e krimit Vladimiri i ka kërkuar Denisit ta ndihmonte për të vjedhur një frezë. Ata kanë pirë rreth në një lokal dhe janë dehur. Rrugës Vladimiri mësohet të ketë sharë gruan e Denisit, “Gruaja jotë është kurvë”.
Ndërkohë kanë filluar edhe të qëllojnë njëri-tjetrin. Viktima e ka qëlluar Denisin me hekur dhe ky i fundit e ka qëlluar me thikë, duke shkaktuar edhe vdekjen e tij. Më pas autori i vrasjes e ka groposur kushëririn e tij dhe është larguar, duke telefonuar të afërmit. Pas rrëfimit në polici, autoritetet shqiptare i komunikuan policisë greke vendin ku është groposur trupi i Vladimir Murrizit.
.