27,12,2024

Gripi i shpendëve në Gjermani po përhapet me shpejtësi

Must Read

Me shfaqjen e gripit të shpendëve së fundmi në Saksonia Anhalt të Gjermanisë numri i rajoneve të prekura nga kjo epidemi rritet në 12, raporton Anadolu Agency.

Në një deklaratë të publikuar nga Ministria e Mjedisit theksohet se tek një mjellmë e cila është gjetur e ngordhur në rajonin Jerichower Land dhe në një pulari të vogël në rajonin Harz është përcaktuar virusi H5N8.

Virusi mund shkaktojë ngordhjen e mbi 100.000 mijë shpendëve në bizneset e pularive që ndodhen përreth qytetit Barssel në Saksonia Anhalt.

Zëdhënësja e bashkisë Cloppenburg, Sabine Uchtmann në një deklaratë në lidhje me çështjen ka vënë në dukje se në një biznes pularie kanë ngordhur 16 mijë gjela deti. Uchtmann ka shtuar më tej se në bizneset e pularive përreth mund të ngordhin edhe 92 mijë shpendë.

Brenda këtij muaji në Gjermani kanë ngordhur dhjetëra mijëra shpendë në rajonet të ndryshme.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img