12,10,2025

Greqia në depresion, stërvit qen për të gjetur para në kufi

Must Read

Ministria e Financave greke ka shpallur tenderin për të stërvitur qentë që të nuhasin para të thata në kufi, kryesisht nëpër aeroporte. Bëhet fjalë për para të padeklaruara në doganë të fshehura në çanta.

Këta qenë që do të stërviten, do të jenë të aftë të nuhasin paratë e thata, të cilat më pas sekuestrohet nga shteti. Ekonomia greke është në pikën më të keqe, për shkak të krizës që ka kapur vendin prej kaq vitesh.

Pjesa më e madhe e qytetarëve kanë hequr kursimet e tyre nga bankat për shkak të taksimit të lartë. Mbetet për t’u parë se sa i vlefshëm do të jetë ky aksion i Qeverisë greke, në përpjekjen e saj të dëshpëruar për të mbledhur sa më shumë para.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Këtu mund ta shihni qendrën tuaj të votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar linkun nga ku qytetarët me të drejtë vote mund të kontrollojnë me lehtësi...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img