29,04,2025

Greqia ia shet Italisë hekurudhat për 45 milionë euro

Must Read
Hekurudhat greke

Ajo i ka shitur 100% të vlerës së aksioneve të kësaj kompanie kolosit italian të hekurudhave “Ferrovie Dello Stato Italiane.” për një vlerë prej 45 milionë euro.

“Ferrovie” përbën kompaninë e tretë më të madhe hekurudhore në Evropë dhe me këtë blerje, duke investuar në teknologjinë e re dhe me eksperiencën e saj kërkon të integrojë kompaninë greke në hartën  hekurudhore evropiane.

Ka më shumë se 3 vjet që organizmi për shitjen, privatizimin dhe vlerësimin e pasurisë shtetërore në  Greqi, TAIPED, nën presionin e kreditorëve përpiqet të privatizojë kompaninë në fjalë, që për shkak të keqmenaxhimit ndodhej në telashe financiare.

Edhe Komisioni Evropian në kuadrin e subvencioneve shtetërore ndihmëse kishte dhënë për të në vitet e kaluara një paketë prej 700 milionë eurosh, me kusht që të rimëkëmbej dhe të bëhej e mundur privatizimi i saj.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Një muaj paraburgim për të miturin që theri me thikë një tjetër të mitur në Ferizaj

Ferizaj, 29 prill 2025 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për të Mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img