29,03,2024

Gratë në biznes, të suksesshme në qytetin e Ferizajt

Must Read

Viteve të fundit është shtuar dukshëm numri i grave që merren me biznes. Njëra ndër to është edhe Naxhije Hashani, e cila merret me prodhimin e gatimeve tradicionale, në këtë rast më përgatitjen e flijës së shtëpisë.

Naxhija këtë veprimtari e ushtron tash e shumë vite, edhe pse në fillim me vështërisë të shumta. Nga afër punët e zonjës Naxhije dhe 12 grave të tjera në përgatitjen e flijës, e pa edhe drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Balton Dërguti, bashkë me zyrtarë të USAID-it amerikan në kuadër të aktivitetet “Qeverisja e Pronës”, ku të pranishëm ishin Liridon Shurdhani dhe Nora Siqeca.

Drejtori Dërguti, me këtë rast është njoftuar në mënyrë të detajuar në lidhje me këtë biznes. Ai me këtë rast këta të fundit i ka njoftuar edhe në lidhje me subvencionimin që po bën për gratë në biznes.

Ai poashtu ka thënë se do të bëjë të pamundurën që në një të ardhme të afër do te mundohet t’ju dalin në ndihmë të gjitha grave që merren me biznese të tilla

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img