19,12,2024

Granit Abdullahu emërohet zëvendësministër në Ministrinë e Shëndetësisë

Must Read

Ferizaj.16.10.2017. Granit Ismet Abdullahu është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Shëndetësisë.

Këtë e ka bërë të ditur Labinot Tahiri përmes një postimi në rrjetin social facebook.

Postimi i plotëw i Labinot Tahirit.

Tashmë kemi edhe një zëvendësministër të Shëndetësisë!

Dr. Granit Ismet Abdullahu nga Ferizaj, u emërua, Zëvendësministër i Shëndetësisë. Ne si degë e AKR-së në Ferizaj, dhe unë si kryetar i degës së AKR-së, falë angazhimit maksimal dhe falë punës së palodhshme, me anëtarët dhe kryesinë tonë, arritëm që të kemi disa marrëveshje me liderin tonë Behgjet Pacollin, duke e përfshirë pra edhe zëvendësministrin e Shëndetësisë.

Ne, falënderojmë presidentin e partisë sonë, z. Behgjet Pacollin, për realizimin e marrëveshjes e cila u zyrtarizua duke i hapur rrugë gjeneratave të reja të cilët janë të shkolluar në nivelin më të lartë të mjekësisë, siç është Dr Graniti.

Dr. Granit Abdullahu, së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, z. Uran Ismaili, dhe me të tjerët, do të bëjnë ç’mos për ti sjellë të mira qytetarëve tanë në fushën e mjekësisë.
Dr Granit Abdullahu, është Specialist i Kirugjisë Torakale
Po të shkonte në ndonje Shtet tjetër, ne do të humbnim një profesionist dhe një mendjë të shëndoshë të kësaj popullate.
Kauza ime është për ta ndalur trurin( ajkën) e rinisë tonë me qëllim që ti shërbejmë vendit tonë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img