15,09,2025

Grainca thotë se është befasuar nga unifikimi i partive kundër LDK-së

Must Read

Blerim Grainca nga LDK-ja thotë se është befasuar me unifikimin e partive opozitare dhe PDK-së për rrëzimin e qeverisë Mustafa.

Ai ka thënë se LDK është krenare për punën e saj dhe se me PDK-në kishte vendosur të hynte në koalicion vetëm për “më të keqën më të vogël”.

“Provuam me VLAN-in, por Kushtetuesja e rrëzoi atë. Organet e LDK-së vendosën të futemi me PDK-në në koalicion. Mund të themi që jemi krenar me rezultatet e qeverisjes sonë. Fajtori kryesor për zgjidhjen e problemeve është LDK-ja. Ajo që më befasoi sot ishte unifikimi i të gjitha partive kundër LDK-së”, ka deklaruar ai në debatin në Interaktiv.

Kundër Graincës ka reaguar Ismajl Kurteshi i VV-së që ka thënë se partia e tij ka qenë që nga fillimi kundër koalicionit PDK-LDK dhe nuk ka pasur unifikim me PDK-në.

“Perceptimi i tij është i gabuar. Ne kemi qenë që nga fillimi kundër qeverisë PDK-LDK”, ka thënë ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Qytetarët e Ferizajt në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së – Pjesëmarrje e madhe në protestën në Hagë

14 shtator 2025 – Pasditen e sotme, mijëra qytetarë nga mbarë bota janë mbledhur në Hagë të Holandës për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img