11,09,2025

Grainca falënderon lojtarët dhe gjithë ata që përkrahën klubin ferizajas

Must Read

Mustafë Grainca njeriu i cili mori ferizajn ne fund te tabeles dhe renditi ne vendin e peste me rekorde te thyera me 7 fitore pa asnje humbje, ka uruar klubin, tifozerinë dhe dashamirët e klubit të Ferizajt për suksesin që as optimistët më të mdhenjë nuk e kishin pritur.

Ky është urimi i plotë i kryetarit të klubit Mustafë Grainca

Të dashur ferizajas, ndjejë veqantin e shprehjes së falenderimit për të gjithë ata që ishin përkrah nesh gjatë gjithë kampionatit futbollistik, në veqanti pjesën e stinorit pranveror në të cilën klubi ynë, djelmoshat tanë të udhëhequr nga strategu i dëshmuar z. Bilbil Sokoli thyen rekordin duke renditur 7 fitore radhazi, të cilat jo vetëm që na mundësuan qëndrimin ne superligë pa barazh por, edhe u rënditëm në vendin e pestë të tabelës së klasifikimit.

Pra, faleminderit për këtë të arritur te jashtzakonshme juve djelmosha!

Boll ma luftë për egzistencë, Ferizaj meriton titullin e kampionit dhe atë do ta arrimë.

Urime Ferizaj

Padyshim se qelësin e suksesit, skuadra jonë e gjeti, ishte përkushtimi, disiplina, serioziteti, motivimi, me të cilin sukseset e radhës per skuadren tonë nuk do të mungojnë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img