10,01,2025

Grabitja në Dropull: 28-vjeçari dhunoi dhe i mbylli gojën të moshuarës

Must Read
Grabitje me maskë

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Likomil, bashkia Dropull. I ndaluari ka tentuar të vjedhë me dhunë  banesën e të moshuarës me inicialet E.DH., në momentin që ajo ishte vetëm në oborrin e shtëpisë, pasi bashkëshorti kishte ikur me bagëti. Sipas burimeve policore, pasi i ka shkuar në oborr, 28-vjeçari ka ushtruar dhunë mbi shtetasen E.DH duke i mbyllur gojën, me qëllim që kjo të hapte banesën  dhe të tregonte lekët dhe mos bërtiste.

E moshuara në përpjekje e sipër ka mundur të kërkojë ndihmë duke bërtitur. Në këto kushte grabitësi është larguar me vrap pa vjedhur gjë në banesë. Banorët e fshatit kanë lajmëruar Stacionin e Policisë Dropull ku falë reagimit në kohë të policisë është bërë e mundur që pas 45 minutash policia të kapë dhe arrestojë në flagrancë  autorin rreth dy kilometra larg vendngjarjes. Materialet në ngarkim të shtetasit Ndriçim Dervishaj i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale, “vjedhje me dhunë e mbetur në tentative”. /shekulli

The post Grabitja në Dropull: 28-vjeçari dhunoi dhe i mbylli gojën të moshuarës appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Një i vdekur e 34 të lënduar nga aksidentet që ndodhën javën e kaluar në rajonin e Ferizajt

Policia në Ferizaj ka njoftuar se javën e kaluar kanë ndodhur 66 aksidente trafiku: një person i vdekur dhe...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img