Policia e Tiranës ka zbardhur dinamikën e grabitjes në Aeroportin të Rinasit. Burimet zyrtare bëjnë me dije se në sallën operative ka mbërritur një telefonatë se rreth orës 14:45 në sheshin e brendshëm të fluturimeve të Aeroportit “Nënë Tereza” ka ndodhur një grabitje me armë.
Menjëherë janë angazhuar shërbimet policore në aeroport dhe forca shtesë nga Drejtoria Vendore e Kufirit. Nisur nga informacioni paraprak, raportohet se është grabitur një sasi monetare, që po transferoheshin me mjetet e një shoqërie private sigurie nga terminali drejt avionit.
Dyshohet se autorë të grabitjes janë të paktën 3 persona. Ata hynë në rrethimin e brendshëm të aeroportit, pasi prenë menteshat e portës së jashtme që ndodhet nga krahu i rrugës Rinas – Fushë Krujë. Rrethimi i jashtëm sigurohet nga shërbimi i sigurisë së kompanisë privatë që menaxhon aeroportin. Pasi kanë marrë sasinë e valutës, autorët janë larguar me shpejtësi. Gjatë ndjekjes së autorëve, policia ka gjetur të djegur mjetin tip “Benz”, që dyshohet se u përdor nga autorët.
Policia e Shtetit po vijon ndjekjen e tyre, me forca të shumta dhe nga ajri me helikopter. Forcat RENEA po ushtrojnë kontrolle në akset rrugore dhe zonat ku dyshohet se strehohen autorët.
The post Grabitja e Rinasit, autorët çanë rrethimin e Aeroportit appeared first on Lajminet.