27,12,2024

Gra, ja pse duhet të hani më shumë arra

Must Read

Pirja e lëngut të portokallit, ngrënia e pjeshkave dhe arrave, mund t’i ndihmojë gratë që të reduktojnë rrezikun nga shumë çrregullime në moshë të vjetër.

Hulumtuesit në Boston dhe Masaçusets analizuan dietat e rreth 55,000 grave gjatë një periudhe 30 vjeçare dhe gjetën se ato të cilat kishin përfshirë këto ushqime në dietat e tyre kishin më pak gjasa që të zhvillonin probleme fizike.

Në veçanti, gratë të cilat kishin marrë sasi të madhe të portokajve, lëngut të portokallit, mollëve dhe pjeshkave, së bashku me arra, kishin një rrezik më të vogël se të tjerat, transmeton Gazeta Express.

Arrat përmbajnë një sasi të konsiderueshme të acidit alfa-linolenik, acidi yndyror omega-3 me bazë bimore, i cili përdoret për të trajtuar sëmundje të lidhura me lëvizshmërinë, si artriti reumatik dhe sëmundje të zemrës.

Në ndërkohë, shkencëtarët thonë se ngrënia e brokolit tri herë në javë mund të reduktojë rrezikun e sëmundjeve koronare të zemrës, diabetëve dhe kancerit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img