28,04,2024

Gotze – Bayern, kjo është e ardhmja e lojtarit

Must Read

051315-23-SOCCER-Mario-Goetze-OB-PI.vresize.1200.675.high.26

Karl-Heinz Rummenigge ka folur rreth të ardhmes së mesfushorit të Bayern Munchen, Mario Gotze.

Mario Gotze së fundmi është lidhur me një largim nga Bayern Munchen në merkato, dhe drejtori gjeneral i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge ka folur rreth të ardhmes së 23-vjeçarit.

Mesfushori gjerman po kalon një sezon frustrues në Allianz Arena, ndërsa është lidhur me një ribashkim të mundshëm me ish-trajnerin e tij të Dortmundit Jurgen Klopp në Liverpool, përcjell Gazeta Blic

Por, sipas Rummenigge, ai i ka thënë Gotzes se do të bisedojë me të rreth të ardhmes në fundin e sezonit.

Rummenige insiston se kjo është koha e gabuar e sezonit për të diskutuar në lidhje me transferet, por do të marrë vendimin për të ardhmen e Gotzes në verë.

“Po kalojmë javë të rëndësishme të sezonit, kështu që duhet të koncentrohemi në ndeshjet në vazhdim”, tha Rummenigge për ‘Schwabische Zeitung’

“Kur të përfundojnë të gjitha ndeshjet, Marion do ta ftoj në zyrën time dhe do të flasim me klubin për të ardhmen e tij”, përfundoi drejtori gjeneral i klubit bavarez. /Gazeta Blic/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img