03,05,2024

Goga: Jam plotësisht i pafajshëm, do të vazhdojë t’i shërbejë popullit, fesë dhe shtetit tim

Must Read

Në një prononcim për lajmi.net, Goga thotë se krejt çfarë dinë lidhur me aktakuzën është ajo që ka lexuar në media, si tërë opinioni i gjerë.

“Në kontaktin tim me avokatin tim po ashtu i ndamë të njëjtat informata dhe asgjë më shumë, do të presim informata zyrtare nga prokuroria”, thotë Goga.

Ai thotë se ndjehet plotësisht i pafajshëm dhe se kurdo që është e nevojshme do ta tregojë pastërtinë e tij lidhur me këtë aktakuzë.

“Sikur deri më tani që kam qenë në shërbim të popullit, fesë dhe shtetit tim do të vazhdojë edhe tash e  tutje. Do ta tregojë pafajësinë time në çdo rast dhe çdo moment. Me lejen e Zotit të Madhërishëm do ta bëjë faqebardhë familjen time, institucionin tim ku punoi dhe qytetin tim”, ka thënë Goga në fund.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img