28,04,2024

Goditet banda italiano-shqiptare, 14 në pranga për trafik droge

Must Read

carabinieri

Karabinierët e Pavias në përfundim të një aksioni policor kundër trafikut të narkotikëve kanë vënë në pranga 14 persona për shpërndarje kokaine dhe marihuane.

Mes të arrestuarve janë 5 shqiptarë dhe 9 italianë, në kuadër të operacionit “Amico Mio Atto II” (Miku im, Akti II), zhvilluar në krahinat e Pavia-s, Milano-s dhe Bolonja-s.

Panorama.al mëson se shqiptarët e arrestuar janë: 38-vjeçari B.L., banues në Voghera, 40-vjeçari L.D., banues në Pietra de’ Giorgi, 28-vjeçari R.E., banues në Pavia, 43-vjeçari H.A., banues në Voghera dhe 46-vjeçari M.H., banues në Canneto Pavese.

Gjykata ka caktuar për dy të fundit arrest shtëpie, ndërsa ndaj tre të tjerëve u vendos masa arrest me burg pa afat.

Hetimet e më shumë së 9-muajsh kanë treguar se droga vinte nga jashtë Italisë dhe furnizuesit ishin shqiptarët, shkruan Panorama.al.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img