18,11,2025

Gjykohet bosi kryesor i drogës në Serbi

Must Read

Ka qenë pikërisht Gjykata e Lartë e Beogradit që ka njoftuar pranimin e kallëzimit të përgatitur nga prokurorët në fillim të qershorit. Gjithsesi, kallëzimi nuk ka të bëjë për trafik droge, por për blerjen e cilësuar si ilegale të një sipërfaqeje toke në kryeqytetin serb.

Disa herë prokurorët janë përpjekur ta procesojnë Kosmajac për trafik droge, por asnjëherë nuk kanë arritur të mbledhin mjaftueshëm prova.

Megjithatë, autoritetet e kanë konsideruar atë më parë si furnizuesin kryesor të drogës për dy nga figurat më mizore të botës serbe të krimit: Ljubisha Buha Çume, ish-kreu i klanit të Surçinit; dhe Dushan Spasojeviq, ish-kreu i klanit të Zemunit.

Gjithashtu, Kosmajac flitet se ka pasur lidhje indirekte me trafikantin e cilësuar si “mbreti ballkanas i kokainës”, Darko Sariq. Të dy ata kanë deklaruar se kanë përdorur për qëndrime në kohë të ndryshme të njëjtin apartament në Bratisllavë të Sllovakisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img