26,11,2024

Gjykatësit e Shqipërisë, Shkupi zyrtar i vendos të flenë në anijen e Vardarit  

Must Read
Shkupi

Mysafirët kanë fjetur në anije që të promovohet projekti “Shkupi 2014”. Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Elena Gosheva dhe disa gjykatës të kushtetueses së Maqedonisë, kanë vendosur që në vend të hotelit , ashtu siç ka qenë e praktikës, këtë radhë mysafirët t’i vendosin në anije që ta përjetojnë projektin qeveritar dhe këtë investim privat.

Mysafirët kanë qenë të habitur, por zyrtarisht nuk janë ankuar nga trajtimi i nikoqirëve.

Gjatë kohës së qëndrimit në anije ka qenë edhe kokteji festiv. Gjatë kohës së koktejit përreth ja sjellë punëtorë që janë marrë me punë ndërtimtare.

Kjo vizitë e delegacionit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, sipas të gjitha gjasave ka qenë zyrtare, por deri më tani asgjë nuk është publikuar. Ky aktivitet nuk është as në ueb faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese. Për këtë vizitë edhe pse është e karakterit të profilit të lartë nuk është shkruar as një fjalë dhe nuk a pasur asnjë kumtesë për publikun.

“Se gjykatës Kushtetues nga Shqipëria kanë ardhur në vizitë në Gjykatën tonë Kushtetuese mësuam nga pastrueset. Këtu është errësirë informative, ndërkaq është e ndaluar të pyesësh. Për punët që ndodhin në këtë Gjykatë e dinë vetëm disa persona – kryetarja Gosheva, bashkëpunëtorja më e afërt e saj dhe gjykatësit që e bëjnë unifikimin e shumicës së votave. Gjykatësit tjerë, punëtorët profesional dhe teknik, është e ndaluar që t’u tregohet apo të informohen se çfarë ndodhë në gjykatë”, shpjegojnë burimet e “SDK“, të cilat janë anonime, sepse nuk janë kompetentë për të dhënë deklarata për publikun.

Gjykatësit kushtetues të Shqipërisë kanë fjetur në kabinat e anijes disa metra larg ujit të lumit Vardar, i cili është i pisët dhe llogaritet si lum me nivel të lartë të ndotjes. Sipas analizës bakteriale të ujit të Vardarit, tregohet që ajo bie në klasën e katërt dhe për këtë është e ndaluar larja, ujitja apo pirja e këtij uji, transmeton portalb. Edhe sipas përbërjes fiziko-kimike, sipas rezultateve, është në klasën e katërt dhe të pestë.

The post Gjykatësit e Shqipërisë, Shkupi zyrtar i vendos të flenë në anijen e Vardarit   appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img