Një delegacion nga Gjykata e Lartë e Shqipërisë, në përbërje të kryetarit, Xhezari Zaganjori dhe Tom Ndreca – gjyqtar i Gjykatës së Lartë po qëndrojnë në Kosovë, ku sot do të kenë një sërë takimesh.
Ky delegacion po qëndron në Kosovë me ftesë të kryetarit të Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani.
Takimi fillon në orën 09:00 në Gjykatën Supreme, Pallati i Drejtësisë, objekti E.
Me poshtë shihni agjendën:
E premte, 8 prill
09:00 – 09:30Vendimet unifikuese
Procesi, sfidat dhe ngecjet, në të dyja vendet. Shkëmbimi i përvojave të
vlefshme
(vendi: Gjykata Supreme)
09:30 – 09:45Vendimet unifikuese- Propozime dhe diskutim
09:45 – 10:00Vizitë në Pallatin e Drejtësisë
Gjykata Supreme, GjTh Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda,
sallat e gjykimit
10:00 – 10:20Takim me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama
(Vendi: Gjykata Kushtetuese)
10:20 – 10:40Takim me Kryesuesin e KGJK-së, Nehat Idrizi
(Vendi, KGJK)