17,11,2024

Gjykata Supreme e Kosovës kthen në punë Fehmi Hajrullahun, i larguar para 4 viteve nga “Stacioni i Autobusëve” (Dokument)

Must Read

Ferizaj 08.12.2018 . Katër vite më parë (03.03.2014) Fehmi Hajrullahu ishte shkarkuar nga pozita e kryeshefit ekzekutiv të NPL “Stacioni i Autobusëve” në Ferizaj, dy ditë më parë Gjykata Supreme e Kosovës ka marrë vendim që ta kthej në vendin e punës.
Me këtë rast Gjykata Supreme ka anuluar vendimin e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të NPL “Stacioni i Autobusëve” për shkarkimin dhe ndërprerjen e marrëdhënies së punës Fehmi Hajrullahut . Përmes këtij aktgjykimi nga Gjykata Supreme thuhet se “NPL “Stacioni i Autobusëve” detyrohet që Fehmi Hajrullahun ta kthej në vendin e mëparshëm të punës, kryeshef ekzekutiv në afat prej 15 ditësh pas marrjes së këtij aktgjykimi,me kërcënim të përmbarimit me dhunë.
Ndryshe kjo gjykatë ka prishur edhe vendimin e Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës Themelore në Ferizaj, në pjesën që i referohet kompensimit të pagave për shkak të ndërprerjes së marrëdhënies së punës nga data 03.03.2014 e deri në ditën e kthimit në punë dhe ka vendosur që lënda në këtë pjesë të kthehet në rigjykim të shkallës së parë.
Edhe pjesa e vendimit nga këto dy gjykata që i referohet dëmshpërblimit në emër të dëmtimit të imazhit në vlerë prej 5 mijë euro si dhe refuzimi i caktimit të masës së përkohshme mbetet i pa shqyrtuar.
“Si përfaqësuese e paditësit Femi Hajrullahu, konsiderojë se edhe pse ky i fundit ka pritur më shumë se 4 vite që drejtësia të viej në vend ky rast është inkurajues për qytetarët tanë për të drejtat e tyre të parapara me ligj. Të luftojnë deri sa ti shterrin të gjitha instancat gjyqësore, ngase gjykata Supreme e Kosovës respektivisht gjyqtarët profesional të sajë janë autoriteti gjyqësorë që në shumicën e rasteve kanë treguar se janë ata të cilët me profesionalizmin e tyre vendosin sistemin më të lartë të të gjykuarit drejtë dhe vetëm sipas ligjit. Shpresojmë se personat zyrtar nga e paditura ta zbatojnë vendimin e ekzekutueshëm në kohën e përshkruar si në at vendim pasi që në të kundërtën sigurisht se do të përballen me procedurën përmbarimorë” ka thënë avokatja Labinota Qosa-Ilazi
Në ndërkohë në këtë kompani Publike kanë ndodhur edhe shumë ndryshime në strukturat udhëheqëse, e si do të shkoj zbatimi i këtij vendimi pritet të shihet në të ardhmen.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img