06,02,2026

Gjykata në Maqedoni dënon pesë persona që iu bashkuan ISIS-it

Must Read

Dënimi për ta do të jetë nga dy deri në katër vjet, transmeton lajmi.net.

Në fakt, ky grup ishte i përbërë prej 11 anëtarësh që gushtin e vitit të kaluar ikën nga Shkupi për t’iu bashkuar ISIS-it.

Gjashtë prej tyre u dënuan në muajin maj, një prej tyre ishte një imam i cili besohet të jetë organizatori i këtij grupi, dhe u dënua me shtatë vjet burg, ndërsa pesë të fundit u dënuan sot.

Në total, nga Maqedonia besohet se 130 persona i janë bashkuar grupit për të luftuar në Siri dhe Irak, dhe 16 prej tyre janë vrarë. /lajmi.net

The post Gjykata në Maqedoni dënon pesë persona që iu bashkuan ISIS-it appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë artisti dhe koreografi i njohur ferizajas Bajaram Tahiri

Ferizaj ka humbur sot një nga figurat e saj më të rëndësishme të kulturës dhe artit. Ka ndërruar jetë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img