Ferizaj, 26 nëntor 2021 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë
Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.B.
shtetas i Republikës së Bullgarisë, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje ka
kryer veprën penale lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të
bankës apo kreditit nga neni 301 paragrafi 2 lidhur me neni 28 dhe 31 të Kodit Penal të
Republikës së Kosovës (KPRK).
Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës
paraprake i Divizioni Penal, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më
29 maj 2019, në bashkëkryerje me personin D.ZH me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm
të dobisë pasurore për veten dhe personin tjetër kanë përdorur në mënyrë të paautorizuar
kartelën bankare “Visa” të cilën paraprakisht e kishin modifikuar si dhe i kishin regjistruar të
dhënat në mënyrë të paautorizuar në kartelën bankare, duke tentuar që të tërheqin para nga
bankomati dhe e njëjtat iu konfiskohet nga bankomati në mënyrë automatike, me ç ‘rast të
njëjtit kishin tentuar të kryejnë veprën penale e cila kishte mbetur në tentativë.
Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së
paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-
së, dhe të njëjti i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.