10,11,2024

Gjykata: Ishte i paligjshëm vendimi i Mujë Rugovës për shkarkimin e Dekanit Gani Bajraktari

Must Read

Gani Bajraktari, përmes një shkrimi në rrejetin social Facebook ka njoftuar se ka marrë vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila vlerësoi se shkarkimi tij nga pozita e Dekanit të Fakultetit të Mjekësisë në vitin 2011 ishte i jashtëlighshëm.

“Se ky vendim, i shkruar aq joprofesionalisht, në kundërshtim me të gjitha ligjet vendore e universale, i pazakontë për shekullin aktual, ishte i jashtëligjshëm nuk paraqet lajm për mua, ngaqë një gjë e tillë ishte e ditur për mua dhe për të gjithë ata që e kishin parë që ditën e firmosjes së tij”, ka shkruar mes tjerash Dr. Bajraktari, i cili ka paralmëruar se kjo është fitorja e parë, njofton Teleskopi.net.

Ja postimi plotë i Doktor Gani Bajraktari:

Fitorja e parë Të dashur miq, Këto ditë mora Vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila vlerësoi se shkarkimi im nga pozita e Dekanit të Fakultetit të Mjekësisë në vitin 2011 ishte i jashtëlighshëm.

Se ky vendim, i shkruar aq joprofesionalisht, në kundërshtim me të gjitha ligjet vendore e universale, i pazakontë për shekullin aktual, ishte i jashtëligjshëm nuk paraqet lajm për mua, ngaqë një gjë e tillë ishte e ditur për mua dhe për të gjithë ata që e kishin parë që ditën e firmosjes së tij. Madje, besoj se lajm nuk paraqet as humbja meteriale e 7-8 mijë eurove (pagesë e dyfishtë!) që do të paguajë Universiteti i Prishtinës (UP), për shkak të një Vendimi të tillë qesharak, ngaqë ky institucion në kohën e menaxhimit të nënshkruesit të këtij vendimi kishta paguar lloj-lloj shuma parash (përfshirë edhe pagesa Dilpomash për cilësi të UP-së!). Kësaj here nuk do shkruaj as për motivacionet e shkarkimit tim nga posti i Dekanit, në kohën kur Fakultetit i Mjekësisë kishte rezultatet më të mira të mësimdhënjës që nga paslufta e deri në momentin kur po e shkruaj këtë shkresë, meqë ato i kam shkruar në detaje më herët. Natyrisht, skenari ishte përgatitur mirë dhe me kujdes në “Laborator”, i cili duke gjetur edhe pretekstin – anulimin e provimit pranues (pa pasur asnjë ankesë nga askush dhe pa pasur asnjë shkelje ligjore) pavarësisht se për herë të parë në historinë e Fakultetit u përgatit shpallja e rezultateve ditën e provimit.

Ky plan ishte përgatitur dhe orkestruar në detaje dhe qëllimi i tij u zbulua më vonë: regjistrimet masive të papara dhe të padëgjuara ndonjëherë e ndokund, të orkestruara nga firmosësi i Vendimit. Mirëpo, njeriu që e kishte firmosur atë vendim atëbotë nuk qante kokën për ligjëshmërinë dha paarsyeshmërisë tepër transparente: ai kishte agjendën e tij, të cilën e çoi deri në fund – agjendën anarkike në Universitet! Ky ishte Mujë Rugova, ish-rektori kontraverz i Universitetit të Prishtinës (UP), i cili sigurisht se do të mbahet në mend gjatë për të bëmat e tij, në periudhën sa ai administroi me këtë institucion, që dikur ishte krenaria jonë. Anarkinë që kishte kapluar në këtë periudhë UP-në, jam i sigurt se nuk do të mund ta parashifte as vet Bakunini, themeluesi i anarkizmit: Regjistrimet masive (së paku trefishimi i kuotave në Fakultetin e Mjekësisë, pranimi në Fakultet të Mjekësisë i kandidatëve me zero pikë, me minus pikë, pa hy fare në provim pranues, etj, etj), punësimet e jashtëligjshme, avansimet e jashtëligjshme, pranimet e stafit akadamik jashtë çdo kriteri, punësimet pa konkurs, shpërdorim i parasë publike. Me një fjalë nuk kishte asnjë lloj parregullësie që mendja e njeriut (të shëndoshë e të sëmurë) mund të kapte, e të mos e kish aplikuar Muja.

E kisha kundërshtuar çdoherë, sa herë që më ipej raste: vetëm në një mbledhje Senati ia kisha numëruar 13 shkelje të rënda statutare që kishin të bënin me Fakultetin e Mjekësisë (pa numëruar shkeljet e panumërta që në atë mbledhje kishte bërë me Fakultetet tjera), e kisha njoftuar zyrtarisht se kishte pranuar dy studente në Farmaci pa hyrë fare në provim!, e kisha kundërshtuar rritjen e kuotave të regjistrimeve në Fakultet, e plot kundërshtime tjera. Për shkeljet, parregullësitë, dhe këto të bëma të Mujës, e kisha njotuar me kohë dhe zyrtarisht (me protokol) Ministrin e atëhershëm të Arsimit dhe Këshillin Drejtues të UP-së, nga të cilët asnjëherë nuk mora përgjigje! Si duket kundërshtimet e mia ishin reagensa të mirë të “Laboratorit” për orkestrimin e shkarkimit tim. Zëvëndësi im i përzgjedhur nga Muja, pavarësisht se studentët “tekanjoz” e kishin etiketuar lidhur me pasigurinë e tij për praninë ose jo të bërthamës në eritrocite, ishte i përkryer në ekipën e “Laboratorit”, duke arritur rezultate të shkëlyqeshme bashkëpunimi, madje duke tejkaluar edhe pritjet e Mujës. Skandali i arrestimit të studentëve lidhur me regjistrimet e paligjshme, duke amnistuar firmosësit e këtyre regjistrimeve, është shëmbëlltyra më e mirë e bashkëpunimit korrekt të udhëheqësve institucional në agjenden e tyre!

Nuk ishte ndonjë problem për Mujën as fakti që shkenca e ekipës së emëruar nga ai nuk e kishte kaluar Elez-Hanin, dhe se ata ndërkombëtarë që do të vizitonin Fakultetin e Mjekësisë duhet të merrnin përkthyes me vete! Mujë Rugova, kishte shkelur aq shumë ligjin duke bërë vepra të shumta penale, për të cilat unë i kisha bërë kallëzim penal në të gjitha Prokuroritë e vendit, të cilat asnjëherë nuk më kanë ftuar për të dëshmuar (përveç Kryeprokurit të EULEX-it, i cili zyrtarisht më ka informuar se çështjen e kanë adresuar në Prokurorinë Themelore). Në fakt bazuar ne kundërshtimet e mia te zgjedhjeve, avansimeve, regjistrimeve të paligjshme (duke atakuar edhe figura me ndikim në jetën publike dhe politike), nuk çuditem fare për heshtjen e institucioneve të drejtësisë. Madje edhe orkestrimet e këtij viti ndaj meje, unë jam i sigurt që aty e kanë origjinën. Mirëpo, për këtë nuk do shkruaj kësaj radhe.

Të dashur miq, Fitorja (e vonuar) e drejtësisë për mua, në asnjë mënyrë nuk mund të kompensojë denigrimin e mësimdhënjës, katandisjen e saj deri në atë shkallë, saqë do të quhej sukses spektakolar i Rektorit aktual, nëqoftëse ai do të mund ta kthejë UP-në në nivelin ku e mori Mujë Rugova. Shumë të zorshme e ka të arrijë këtë pikëmbërritje, sepse denigrimi i asaj kohe ishte i përmasave që askush nga ata që nuk janë brenda UP-së nuk mund ta imagjinojnë. Natyrisht, një padi private për dëmtim të imazhit (anipse asgjë në jetë nuk më bënë më të lumtur se fakti që nuk isha pjesë e “ekipës” së tij) Mujë Rugovës do ia bëjë në ditët në vijim. Uroj që të këtë jetë të gjatë, në mënyrë që drejtësinë e vonuar në Kosovë ta fitojë edhe një herë. Uroj që Fakulteti i Mjekësisë dhe UP të kthehen aty ku ishin dhe të avansahon lartë e më lartë: ato ishin dhe duhet të janë krenaria jonë. Do të përpiqem me krejt qenien time që të jap kontributin tim për këto institucione, me të cilat jam jetësisht i mishëruar dhe nuk ka arritë dhe nuk do arrijë të më pengojë asnjë Mujë! Me shumë respekt për Ju, GB

z_1470316832-811467

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zyrtarët publikë të dhjetë komunave rrezikojnë të mbesin pa paga në nëntor, shkak kontrata kolektive

Zyrtarët publikë të mbi 10 komunave të Kosovës rrezikojnë që mbesin pa paga të muajit nëntor si shkak i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img