19,11,2024

Gjykata e dënon me 8 vite burgim për veprën penale, vrasje e rëndë të kryer në vitin 1999

Must Read

Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamentit për të Mitur, ka shpallur sot aktgjykim dënues ndaj të miturit – tani madhor Z.V, i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelorë në Ferizaj, akuzohet se ka kryer veprën penale vrasja e rëndë.

Trupi Gjykues për të Mitur i Gjykatës Themelore në Ferizaj, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, të miturin tani madhor Z.V për veprën penale vrasja e rëndë, e ka shpallur fajtor, dhe të njëjtit i është shqiptuar dënim burgimi në kohëzgjatje prej tetë (8) vjet. Në dënimin e shqiptuar do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe atë prej datë 20.11.2018 (duke llogaritur edhe kohën e paraburgimit gjatë procedurës së ekstradimit).

“I mituri – tani madhor, akuzohet së në shkurt të vitit 1999 në Kaçanik për motive të ulëta, me dashje, në mënyrë dinake e ka privuar nga jeta tani të ndjerin H.V, në atë mënyrë që derisa tani i ndjeri së bashku me nipin e tij po ktheheshin nga shitorja e fshatit për në shtëpinë e tyre, i mituri iu vihet pas dhe duke i përcjellë e pasi u ofrohet iu thotë : “Ndaluni se kam punë me ju” dhe në momentin kur H. kthehet mbrapa për të shikuar, i mituri e godet me thikë në gjoks nga e cila goditje pëson plagë vdekjeprurëse të shkaktuara nga thika, me ç’rast tani i ndjeri H.V ndërron jetë në vendin e ngjarjes”, thuhet në komunikatën për media.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img