20,04,2024

Gjykata e Apelit e kthen në gjykim rastin “Apex”

Must Read

a260-650x358

Njëmbëdhjetë të akuzuarit për krim të organizuar, detyrim dhe zhvatje në rastin e njohur “Apex” do të ulen sërish në bankën e të akuzuarve, shkruan sot Koha Ditore.

Gjykata e Apelit ka marrë vendim që ta kthejë rastin në gjykim, duke e anuluar vendimin e gjykatës së shkallës së parë, e cila dy muaj më parë e ka hedhur poshtë aktakuzën, për shkak se prokuroria e pati ngritur pas afatit ligjor.

Në dokumentin të cilin e ka siguruar “Koha Ditore”, Apeli këtë vendim e ka arsyetuar duke iu referuar vendimit të Gjykatës Supreme në rastin e KEK-ut, në të cilin është i akuzuar edhe kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Supremja me një kolegj prej dy gjyqtarësh të EULEX-it dhe një vendës pati vendosur që ta anulojë vendimin e Gjykatës së Apelit në rastin e KEK-ut. Kjo për shkak se Apeli e pati lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë për hedhje poshtë të aktakuzës për arsyen e njëjtë, vonesë në ngritjen e saj. Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img