20,09,2024

Gjuriq: Thaçi në Gorazhdec, për t’iu rënë në sy ndërkombëtarëve

Must Read

“Nuk shoh sinqeritet në këtë gjest, përndryshe unë do të jem gjithmonë i gatshëm t’i mirëpres hapat e vërtetë dhe të sinqertë drejt pajtimit”, ka thënë Gjuriq për mediat serbe, transmeton Klan Kosova.

“Çdo krim ka një emër. Mbështetësit e ekstremizmit disa muaj më parë e prishën monumentin e vendosur nga qeveria e Serbisë. Do të ishte më mirë që Thaçi t’i zbulonte ata që e bënë krimin, se sa të qojë lule te viktimat”.

Gjuriq po ashtu ka deklaruar se Thaçi shkoi në Gorazhdec, për t’iu rënë në sy për të mirë ndërkombëtarëve.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka vendosur lule pranë monumentit të serbëve të vrarë në Gorazhdec në lumin Bistrica në vitin 2003.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

U mbajt mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Metushi

Paraditen e sotme, në ambientet e Teatrit "Adriana" në organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img