05,05,2024

Gjuriq: Më duhet t’iu zhgënjejë, por Serbia kurrë s’do ta njoh Kosovën

Must Read
Marko Gjuriq

Gjuriq tha se përfaqësuesit e Prishtinës duke shkuar nga kryeqyteti në kryeqytet, dhe duke u përpjekur për të bindur vendet e zhvilluara se dialogu nuk punon, kjo nuk do të jep rezultate, të cilat sipas tij bëhen që  të vënë presion mbi Serbinë për ta njohur në mënyrë të njëanshme pavarësinë e Kosovës.

Për këtë qëllim, Gjuriq tha se Prishtina minon zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese, pengon normalizimin e funksionimit të institucioneve në fusha të ndryshme, duke theksuar çështjen e statusit të përhershëm me dëshirën për të treguar se dialogu nuk po funksionon, shkruan Tanjug, transmeton lajmi.net.

“Natyrisht këto janë llogaritje  plotësisht të gabuara, Serbia në bashkësinë ndërkombëtare nuk është në një pozicion të tillë që ata mund ta imagjinojnë. Serbia tani është shumë më i respektuar në Perëndim se sa në vitin 1999 dhe 2008, kur u shpall pavarësia”, ka thënë Gjuriq.

Në një intervistë për TV Most nga Zveçani ai theksoi se kjo është një “llogaritje e gabuar” dhe se Serbia nuk përballet me këtë lloj vendimi.

“Edhe nëse përballemi me atë lloj të vendimit, të gjithë vendimmarrësit edhe në lindje dhe perëndim, veri e dhe jug, e kanë të qartë se çfarë është përgjigja e Serbisë.

Prishtina do të bllokojë një jetë normale, për të treguar se zgjidhja e vetme është që ta njohim pavarësinë e Kosovës, ka thënë Gjuriq.

“Unë duhet t’i zhgënjej ata, jo vetëm që nuk do të ndodhë në këtë dialog,  por ajo kurrë nuk do të ndodhë. Serbia dhe populli serb nuk do ta pranojnë atë”, ka thënë Gjuriq dhe arriti në përfundimin se vendosja e pozitave politike duhet të zëvendësohet me një politikë të bashkëpunimit./Lajmi.net

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img