27,07,2024

Gjuriq: Asociacioni të themelohet pa kushte

Must Read

Kështu ka thënë drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq gjatë takimit me Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Zahir Tanin.

Gjuriq theksoi se formimi i AKS-së duhet të bëhet me pjesëmarrjen e serbëve të mbështetur nga Kosova dhe Beogradi, transmeton lajmi.net.

“Serbia nuk do të heq dorë nga e drejta legjitime për të siguruar interesat dhe jetën e qytetarëve të saj në Kosovë”, ka thënë Gjuriq.

Ai e ka paralajmëruar Zahir Tanin se në dialogun e Brukselit, Prishtina po tenton ta heq këtë marrëveshje.

Tanin ka thënë se ai e përkrahë Asociacionin e Komunave serbe, mirëpo nuk mund të jetë “mbajtës” i tij.

Ai ka theksuar se Kombet e bashkuara janë bashkëbisedues të rëndësishëm për Serbinë dhe garantues të zbatimit të Rezolutës 1244 e themeluar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së./Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img