16,05,2024

Gjukanoviq: Ose do të jemi BE dhe NATO, ose koloni ruse

Must Read

Gjukanoviq ka thënë se, janë udhëheqës të listës, me ritëm të qëndrueshëm po i afrohen fitores evropiane me Malin e Zi.

“Këto zgjedhje do të tregojnë vlerën e asaj që kemi luftuar për dhjetë vjet. Është e qartë se më 16 tetor do të vendoset fati i vendit. Do të vendoset nëse Mali i Zi do të jetë anëtare e BE-së apo koloni ruse. Në këto zgjedhje po sjellin mbrojtje për çështjen e Malit të Zi. Prandaj, Mali i Zi do të jetë në integrimin evropian”, tha kryeministri, transmeton lajmi.net.

Ai tha, se nëse pushtetin e merr opozita, atëherë nuk do të ketë integrim euroatlantik dhe jemi të tërhequr nga rruga evropiane.

Lideri i DPS, tha se kjo është mundësi historike për të mposhtur ata që duan ta pengojnë Malin e Zi për në BE dhe NATO.

“Ne nuk do të japim shtetin, nuk japin Malin e Zi. Të gjithë ata që duan ta shkatërrojnë atë, le ta dinë se ajo ishte kohë e vjetër sepse tani do të mbrohen të rinjtë e Malit të Zi. Unë vendosmërisht besoj se ne do të jemi në gjendjë brenda javëve të vendosim ritëm të qëndrueshëm nëpërmjet stabilitetit politik dhe një jetë më të mirë”, tha Gjukanoviq. /Lajmi.net

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Afrim Kurti zgjidhet kryetar i Klubit të Gazetarëve “Haki Braha” në Ferizaj

Klubi i gazetarëve "Haki Braha" në Ferizaj, në kuvendin e mbajtur me 15.05.2024, në mënyrë unanime ka zgjedh gazetarin...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img