15,10,2024

Gjocaj suspendon mjekët Bajraktari e Strana

Must Read

Me vendimin e drejtorit të QKUK-së sot janë Curr Gjocaj janë suspenduar drejtori i Kardiologjisë në QKUK, Gani Bajraktari dhe drejtori rajonal i Spitalit të Mitrovicës, Gani Strana.

Ata akuzohen si të dyshimtë për rastin “stenta” për të cilin kohë më ka shkruar në vazhdime Koha Ditore.

Në ndërkohë KTV njofton se Zyra e drejtorit të përgjithshëm e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) njofton se duke u bazuar në shkresën zyrtare nga Kryeprokuroria e shtetit të cilën e ka pranuar përmes emailit, lidhur me personat ndaj të cilëve është ngritur aktakuzë në rastin stenta, bazuar në nenin 73 të Ligjit të Punës nr. 03/L-212, ka marrë vendim për largim të përkohshëm nga pozita menaxheriale për drejtorin e Klinikës së Kardiologjisë në QKUK dhe drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë. Drejtori i përgjithshëm, paraprakisht ka njoftuar bordin drejtues të SHSKUK-së, nga i cili ka marrë përkrahjen e plotë për veprime ligjore konform kompetencave të tij .

Poashtu, deri sot në ora 15:00 është pritur dorëheqja e tyre, por për shkak të mos reflektimit të tyre për të paraqitur dorëheqjes nga pozitat menaxheriale, në ora 15:00, u janë shtypur vendimet për largim të përkohshëm.

Po ashtu, njoftojmë se dorëheqjen e kanë paraqitur drejtori Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, dy(2) shefa të reparteve në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren dhe një (1) në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img