20,04,2024

Gjithçka që duhet të dini për shortin e nesërm të Ligës së Kampionëve (Foto)

Must Read

ucl-draw

Nesër do të mbahet shorti për takimet gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

Zyrtarët e klubeve më të mëdha në Evropë do të jenë të pranishëm në Nyon të Zvicrës, për të zbuluar kundërshtarët e tyre në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, transmeton Gazeta Blic.

Ku do të mbahet shorti?

Shorti do të mbahet të premten me 15 prill në Nyon të Zvicrës, ku katër klubet e mbetura pritet të mësojnë kundërshtarët e tyre në fazën gjysmëfinale.

Kur fillon shorti?

Shorti për fazën gjysmëfinale fillon në ora 12.30 (11.30 me orën e Britanisë së Madhe)

Cilat ekipe janë në short?

Klubet të cilat pritet të mësojnë fatin e tyre janë Bayern Munchen, Real Madrid, Atletico Madrid dhe Manchester City.

Kur luhen ndeshjet gjysmëfinale?

Takimet e para luhen në datat 26 dhe 27 prill, ndërsa ndeshjet e kthimit më 3 dhe 4 maj.

Kujtojmë se menjëherë pas shortit të Ligës së Kampionëve do të mbahet edhe ai i Europa League.
/Gazeta Blic/

ucl-draw1

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img