29,04,2024

Gjithçka gati për Festivalin e Teatrove të Kosovës

Must Read

Ferizaj.20.10.2017. Në Ferizaj të shtunën fillon Festivali i Teatrove të Kosovës. Në këtë festival që sivjet mbahet për 47 herë me radhe, do të marrin pjesë tetë shfaqje konkurruese, të cilat do të prezantohen nga trupat teatrore të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Drejtori i teatrit “Adriana” në Ferizaj Fatmir Hyseni tha se edhe sivjet gjatë netëve sa do të zgjas kjo ngjarje kulturore do të ketë mysafir të shumtë nga vendi dhe rajoni.

“Realisht kanë konkurruar shumë shfaqje, ka pasur kërkesa mbi 25 shfaqje, prej tyre ne jemi munduar që ti sjellim shfaqjet më të mira. Ka pasur edhe shfaqje që i kemi refuzuar për shkake të skenës së ngusht, e që shfaqjet kanë pasur nevojë për një sallë më të gjerë. Në natën e fundit të festivalit do të hapët një ekspozitë në galerinë e arteve, kurse netëve të tjera do të këtë edhe programe përcjellëse, pas shfaqjes, siç është debati i festivalit, por edhe mbrëmje argëtuese me muzikë”, tha Hyseni
Për dallim nga herët e tjera, drejtues të teatrit u ankuan se buxheti që është paraparë nga ministria e kulturës për këtë festival nacional, është shumë më i vogël.

” Po është e vërtet buxheti këtë vit është pakë me i vogël, pasi që e kam thëne disa here që ministria ka ndara veç 3 mijë euro, të cilat as për së afërmi nuk i plotësojnë nevojat e këtij festivali të madhe. Natyrisht si zakonisht pjesën tjetër të shpenzimeve do ta mbulojë komuna e Ferizajt, si donatori kryesor i këtij festivali”, tha Hyseni.

Juria e festivalit të sivjetshëm, përbëhet nga Vjosa Abazi ,Selman Jusufi dhe Erson Zymberi. Ndërsa biletat për të marr pjesë në këtë festival kanë filluar të shiten prej sot, ato kushtojnë prej 2 deri në 3 euro.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img