21,12,2024

Gjilani shënon 17-vjetorin e rivarrimit të dëshmorëve të kombit

Must Read

Komuna e Gjilanit ka shënuar sot 17-vjetorin e rivarrimit të dëshmorëve të kombit në varrezat e dëshmorëve. Me këtë rast, nënkryetari i Gjilanit, Rexhep Kadriu, i shoqëruar nga drejtorët komunalë, ka bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve, ndërkaq tha se heronjtë, dëshmorët dhe martirët e Gjilanit u sakrifikuan për sjellë lirinë e popullit dhe mbrojtjen e vendit, njofton Komuna e Gjilanit, shkruan lajmi.net.

“Ata këtë vepër të shenjtë e bënë, jo për të sulmuar dikë, por për të garantuar lirinë e brezave që do të vinë edhe pas nesh. Vargu i shqiptarëve të rënë në luftën për liri, është shumë i gjatë dhe i vazhdueshëm deri në kulmim të organizimit ushtarak të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjaku i derdhur për liri, na obligon të gjithëve që të punojmë më shumë dhe më me ngulm në jetësimin e amanetit të tyre, ndërtimin, zhvillimin dhe përparimin e vendit”, ka deklaruar Kadriu. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img