Komuna e Gjilanit ka fituar 200 mijë euro në projektin për rivitalizimin e varrezave nga UNDP-ja, njofton gazetablic.com
Kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri duke i shprehur mirënjohje UNDP-së dhe Komsionit Europian, ka thënë se ky projekt ka karakter kulturor dhe të trashëgimisë.
“Projekti i rivitalizimit të varrezave të qytetit ka karekter edhe kultoror edhe të trasghëgëmisë për ne, prandaj i jemi mirënjohes UNDP-së dhe Komisionit Europian për përkrahjen e tyre,” ka thënë Haziri, në një komunikatë të dërugar në redaksinë tone.
Komunikata e plotë:
[quote_box name=””]
Gjilani fiton projekt 200 mijë euro për rivitalizimin e varrezave
Gjilan, 12 prill 2016 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është njoftuar zyrtarisht nga zyra e UNDP-së në Kosovë se Komuna e Gjilanit është përzgjedhë si përfituese e projektit “Ngritja e Besimit përmes Mbrojtjes Kulturore në Kosovë” që financohet nga Komisioni Europian.
Gjilani ka konkurruar në këtë program me projektin për rivitalizimin e varrezave të qytetit dhe për të ka pasë përkrahjen e të gjitha komuniteteve fetare të Gjilanit.
“Ne po vazhdojmë ta bëjmë Gjilanin qendër rajonale dhe përmes qeverisjes së mire dhe efektive po shtojmë përkrahjen ndërkombëtare për komunën tonë” ka thënë kryetari Haziri.
“Projekti i rivitalizimit të varrezave të qytetit ka karekter edhe kultoror edhe të trasghëgëmisë për ne, prandaj i jemi mirënjohes UNDP-së dhe Komisionit Europian për përkrahjen e tyre,” ka shtuar kryetari Haziri.
Projekti në fjalë kap shifrën e mbi 200 mijë eurove që do të financohen nga programi “Ngritja e Besimit përmes Mbrojtjes Kulturore në Kosovë”. Komuna e Gijlanit dhe UNDP do të fillojnë përgatitjet për realizimin e këtij projekti në javët në vijim.
[/quote_box]
(Gazeta Blic)