15,05,2024

Gjermania largon avionët dhe ushtarakët nga Turqia

Must Read

Konkretisht, vendimi i komunikuar nga ministrja e Mbrojtjes Ursula von der Leyen është marrë pas refuzimit të qeverisë turke për të lejuar deputetët gjermanë të vizitonin bazën në Incirlik.

Bisedimet e zhvilluara mes palëve këtë të hënë në kryeqytetin turk dështuan dhe ministrit të Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel nuk i mbeti gjë tjetër veçse të konfirmonte mosmarrëveshjet dhe lëvizjen e 250 trupave gjermane dhe pajisjeve ushtarake.

Siç tha ai, arsyeja ishte pikërisht ajo se homologu turk Mevlut Cavusoglu i kishte komunikuar se deputetët gjermanë nuk mund ta vizitojnë bazën.

Ndërkohë, ministrja Von der Leyen deklaroi se prania ushtarake në Turqi do të vendoset në bazën ajrore të Azrakut, në Jordani, vend që ka pranuar kërkesën e Gjermanisë, përcjell TCh.

Nga baza Incirlik, avionët luftarakë “Tornado” kryejnë misione zbulimi mbi Irak dhe Siri, duke ndihmuar koalicionin e udhëhequr nga SHBA në luftën kundër Shtetit Islamik.

Gjithashtu, Gjermania e përdor bazën edhe për avionin-çisternë, për të furnizuar me karburant avionët luftarakë që marrin pjesë në fushatën kundër ISIS.

Gjatë kohës që do të kryhet zhvendosja do të ketë një ndërprerje të operacioneve, që sipas ministres do të zgjasë disa javë. Qeveria në Berlin pritet të miratojë zyrtarisht transferimin e bazës më vonë gjatë këtij muaji.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vëmendje: Ata që nuk regjistrohen do të gjobiten nga shteti

Ligji Nr. 08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në nenin 23 parasheh sanksione kundërvajtëse me GJOBË...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img