26,11,2024

Gjermania i kualifikon dhe pastaj i kërcënon me dëbim dy refugjatet shqiptare

Must Read

Gjakonia (organizata humanitare e Kishës) bën kualifikimin e kuadrit të kërkuar me urgjencë të infermierëve për shtëpitë e pleqve por autoritetet për të huaj nuk u japin të gjithëve leje pune.

Të gjithë në Gjermani e njohin problemin me mungesën e punëtoreve në përkujdesjen e të moshuarve dhe po ashtu të gjithë e dinë se në shtëpi azili janë me mijëra azilkërkues që kërkojnë punë, shkruan taz.de. Përse atëherë të mos i kualifikojmë ata për këtë profesion? Kështu kishte emdnuar Karl-Martin Seeberg, menaxher i shoqatës për përkujdesje të gjakonisë në Berlin, kur Angela Merkel kishte bërë apelin e saj të njohur për solidaritet dhe për zgjidhje jokonvencionale “Ne ia dalim” .

Javë më parë dhjetë refugjatët e parë, femra dhe meshkuj në Berlin kanë marrë certifikatat për ndihmës kujdestar në përkujdesjen e të moshuarve, përcjell albinfo.ch. Seeburg ka organizuar 720 orë trajnim për ta, duke e financuar gjithë këtë nga ndihmat e organizatës.

Të gjithë këta persona të aftësuar duhej të fillonin punën në gjakoni. Katër prej tyre tashmë kanë kontratat e punës që u garantojnë të ardhura me të cilat ata mund të jetojnë në Gjermani. Në katër raste tjera janë duke u pritur lejet nga Enti i Punës dhe te autoritetet për të huaj, transmeton albinfo.ch. Por, në dy raste, autoritetet për të huaj kanë refuzuar të japin lejen e punës. Fjala është për dy gra nga vendet e ashtuquajtura “të sigurta”, një nga Kosova dhe tjetra nga Shqipëria. Pasi që kërkesat e tyre për azil janë hedhur poshtë nga Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë (BAMF), edhe zyra për të huaj është e detyruar të respektojë këtë vendim.

Por autoritetet kanë mjaft hapësirë për veprim, thotë Boumedien Habibes, jurist dhe këshilltar për refugjatë në Gjakoni. Ato mund t`u japin “duldung” (status tolerimi i të huajve) edhe azilkërkuesve me azil të refuzuar. Këtë mund ta bënin duke u bazuar në interesin e madh publik që ka Gjermania kur njihet mungesa e madhe e kuadrit të përmendur. Veç kësaj, siç thotë Seeberg, dy gratë janë shumë të motivuara dhe kanë dhënë provimet me sukses të jashtëzakonshëm si dhe kanë pasur vlerësimet maksimale për punën praktike, përcjell albinfo.ch. Ato po ashtu e flasin rrjedhshëm gjermanishten.

“Ne kërkojmë me qiri e me pishë personel”, thekson menaxheri Seeberg, gjakonia e të cilit punëson 900 punëtorë të cikët kujdesen për rreth 2000 persona në Berlin. “Në secilin stacion përkujdesjeje ka vende të lira pune”. Refuzimi i autoriteteve për të huaj që t`u japin refugjatëve të kualifikuar lejen e punës, kur dihet interesi publik është neglizhencë”, thotë Seerberg. Ai shpreson se komisioni i landit për rastet e rënda do t`i marrë parasysh dy rastet e përmendura. Ai zemërohet shumë kur e përmend se autoritetet për të huaj e kanë kërcënuar me dënim prej 500 mijë eurosh në rast se ai megjithatë i punëson dy gratë.

Por ai nuk frikësohet. Në vjeshtë do të fillojë kursi i radhës dhe për të kanë grumbulluar shumë të mjaftueshme të parave.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img