Ambasada gjermane në Kosovë ka dhënë një lajm të mirë në lidhje me largimin e kufizimeve për lëvizje që janë vendosur që nga pandemia.
Ambasada ka njoftuar se nga e java e kaluar janë hequr të gjitha kufizimet për ata që shkojnë në Gjermani.
“Prej ditës së shtunë, datë 11.06.2022, hiqen përkohësisht të gjitha kufizimet e udhëtimeve hyrëse drejt Gjermanisë. Që prej këtij momenti udhëtimet hyrëse nga Kosova drejt Gjermanisë janë sërish të lejueshme për të gjitha qëllimet (edhe për turizëm dhe vizita)”, ka njoftuar ambasada.
Ambasada thote se për udhëtimet hyrëse me vizë të vlefshme/udhëtim të vlefshëm kthyes drejt Gjermanisë nuk është më e nevojshme paraqitja e një dëshmie vaksinimi, shërimi apo testimi.