04,03,2024

Gjeneral Imri Ilazi me një grup bashkëveprimtarësh aderon në degën e PDK-së

Must Read

Në degën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Ferizaj sot ka aderuar gjeneral Imri Ilazi së bashku me një grup bashkëmendimtarësh.Mirëseardhje i kanë dëshiruar drejtuesit e degës, por edhe zyrtarë të lartë të këtij subjekti.

Imri Ilazi dhe një grup i bashkëmendimtarëve të tij që nga sot janë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës dega në Ferizaj.

Aderimi i tij dhe grupit u bë në prani të drejtuesve të lartë të këtij subjekti, të cilët edhe e vlerësuan lartë rolin e tij në të gjitha proceset që ka kaluar vendi.

Fillimisht mirëseardhje i ka dëshiruar kryetari i degës së PDK-së, Agim Aliu.

Aliu veç tjerash ka thënë se PDK-ja me këto aderime do të ketë një fuqizim më të madh,një shtim të fuqisë së partisë. Madje ka shtuar se që nga sot është një moment i ri në rrugëtimin e përbashkët drejt fitoreve.

15058039_10209159083432514_1277763462_n

Në anën tjetër këtë mikpritje e ka vlerësuar gjeneral Ilazi duke thënë se alternativa më e mirë për të dhe shokët e tij ka qenë PDK-ja, ngase me këtë subjekt i lidhë e kaluara e përbashkët.

15057765_10209158959669420_3278239_n

Edhe Bajrush Xhemajli, nënkryetar i PDK-së , i ka dëshiruar mirëseardhje këtij grupi duke thënë se është një ditë e shënuar për këtë subjekt sepse ardhja e Imri ilazit me shokë, tregon stabilitet, tregon se PDK-ja ka hapësirë për të gjithë ata që duan të vijnë.

Gjeneral Imri Ilazi ka kaluar nëpër të gjitha ato faza nëpër të cilat ka kaluar populli i Kosovës ka thënë deputeti i kuvendit të Kosovës nga subjekt Ilmi Reçica. Sipas tij, ai është një njeri me virtyte të veçanta, me një të kaluare që ofron shumë për këtë subjekt.

15049968_10209158949149157_1117052580_n

Ndryshe, bëhet e ditur se gjeneral Ilazi dhe gupi i tij që dy vite nuk kanë qenë të angazhuar politikisht në asnjë subjekt politik.Në zgjedhjet e fundit nacionale ka qenë drejtues i degës së Nismës për Kosovën dhe kandidat i këtij subjekti për Kuvendi e Kosovës.

15045724_10209159078672395_187293051_n

Gjatë luftës ka qenë zv/komandant i ZO të Nerodimës, ndërsa pas luftës ka qenë drejtues i lartë i Trupave Mbrojtëse të Kosovës, ndërsa vite më parë është pensionuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës dhe e mbanë gradën e gjeneralit.

Këta janë emrat e atyre që aderuan sot në PDK-dega në Ferizaj

pdk

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për falsifikim të parasë në Ferizaj 

Me datën 28.02.2024, rreth orës 23:00 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në një lokal,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img