28,04,2024

Gjendje e mjerueshme në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas (FOTO)

Must Read

toalet

Pacientët e Qendrës Klinike Mjekësisë Familjare në Drenas janë të shqetësuar për gjendjen e tualeteve në këtë institucion.

Është e vështirë të shpresojë për shërim në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas nëse një pacient has në nevojë për hyrë në toaletin e ndërtesës së kësaj qendre.
Një qytetar nga Drenasi ka dërguar disa fotografi në KALLXO.com në të cilat shihet gjendja e mjerueshme e toaletit.

Zyrtarët e komunës e pranohjnë se gjendja në këtë objekt nuk është e mirë, por premtojnë se kjo do të rregullohet pasi që thonë se buxheti për këtë është ndarë tashmë.

“Ne jemi vetëdijshëm për gjendjen e QKMF-së në Drenas që është në gjendje jo të mirë në nyjet sanitare, por këtë vit, Komuna e Drenasit ka të miratuar nga ana e Kuvendit projektin për komplet renovimin e QKMF-së në Drenas në vlerën prej 70 mijë eurove, ku në kuadër të këtij renovimi do të rregullohen edhe komplet nyjet sanitare (tualetet), 12 sosh sa ka kjo Qendër e Mjekësisë Familjare”, tha për KALLXO.com zëdhënësi i komunës së Drenasit, Bekim Dobra.
toalet3-765x1024

toalet

toalet1-765x1024

toalet2-765x1024

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img