27,04,2024

Gjendet i vdekur Enver Kelmendi nga Malisheva

Must Read

Lajmin për gjetjen e turpit të pajetë të Enver Kelmendit e ka konfirmuar për Klan Kosovën një familjar i të ndjerit (dhëndri i tij).

Trupi i pajetë i Kelmendit është gjetur në bagazhin e veturës së tij në fshatin Carravrav, ka treguar familjari i viktimës, njofton Klan Kosova.

Kelmendi për herë të fundit i gjallë ishte parë në qytetin e Malishevës dhe më pas nuk kishte pasur kontakt nga ai.

Ende nuk dihen rrethanat e vdekjes së Kelmendit.

Sipas policisë së Malishevës, viktima nuk ka pasur të kaluar kriminale dhe njihej si personi i qetë nga të gjithë dhe se nuk ka asnjë telashe me askënd.

Makina e viktimës është Golf katër, ngjyrë e hirit.

Pas gjetjes së trupit, policia ende nuk ka qenë e qasshme për të treguar nëse janë në ndjekje të dikujt, apo kanë të dyshuar për këtë rast.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img