Ajo është shqiptarja 40 vjeçare Ladine Kruja, me profesionin kujdestare për të moshuarit e rezidente prej disa vitesh në komunën Mirandolo Terme në provincën e Pavias.
Trupi i shqiptares Ladine Kruja u gjet nga disa punëtorë gjatë procesit të pastrimit të ujërave të lumit Po.
Viktima është identifikuar nga e motra me anë të disa fotografive të kufomës e objekteve personale si një varëse me zemër e një palë vathë.
Autopsia e trupit ka vërtetuar hipotezën e një vdekje të shkaktuar nga dhuna, por autorësia e këtij krimi mbetet ende një mister.
Shqiptarja Ladine Kruja ishte e martuar dhe nënë e dy fëmijëve. Zhdukja e saj ishte denoncuar që në fund të muajit maj nga e motra e saj.
Makina e Ladine Krujës u gjet e braktisur ditë më parë në rrugën pranë lumit Po në zonën Orio Litta.
Policia italiane vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
The post Gjendet e pajetë në lumin ‘Po’, shqiptarja nënë e dy fëmijëve appeared first on Lajminet.