01,09,2025

Gjenden dy turistët e humbur në malin Korab në Shqipëri

Must Read

Turistët kishin qëndruar në një bujtinë në fshatin Radomirë dhe një ditë më parë ishin nisur drejt malit të Korabit, shkruan Top Channel.

Pronari i bujtinës u kishte sugjeruar turistëve që të merrnin shoqërues, por ata nuk kishin pranuar pasi do të ktheheshin.

Pasdite pronari i bujtinës, i shqetësuar, njoftoi policinë, e cila nisi kërkimet.

Të premten, rreth orës 13.00 ata u gjetën në dëborë. Turistët deklaruan se kishin vendosur të qëndronin atje për shkak se nuk kishin mundur të ktheheshin nga bora, por nuk kishin mundur as të telefononin.

Forcat policore kërkuan gjithë natën në lartësi të mëdha të mbuluara nga dëbora.

 

The post Gjenden dy turistët e humbur në malin Korab në Shqipëri appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Buxheti i Komunës së Ferizaj gati për vitin 2026, ai dorëzohet për Kuvend

Qeverisja e Komunës së Ferizajt, e kryesuar nga Kryetari Agim Aliu, pas dëgjimeve buxhetore me qytetarë ka hartuar edhe...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img