06,09,2025

Gjashtë kryetarët serbë të komunave të jugut nuk japin dorëheqje

Must Read

Kryetarët e gjashtë komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilat gjenden në anën jugore të lumit Ibër, përmes një komunikate për medie, të dalë nga Lista Serbe, kanë shprehur mbështetjen për kryetarët e katër komunave veriore, të cilët ditën e martë kanë dhënë dorëheqje.

Në komunikatë thuhet se ata i mbështesin kolegët e tyre në veri, por nuk do të marrin masat e njëjta.

“Ndonëse nuk do të marrim masat e njëjta për shkak të rrethanave të ndryshme në të cilat jetojmë, në mënyrë solidare ne do të luftojmë që të pushojë diskriminimi dhe shkelja e të drejtave të njeriut për popullin tonë për shkak të futjes së taksës prej 100 për qind për produktet e importuara nga Serbia”, thuhet në komunikatën e Listës Serbe./rel/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona për vjedhje në Ferizaj

Me datën 05.09.2025 rreth orës 11:00, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar informata për dy raste të vjedhjeve,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img