26,11,2024

Gjasat që të ndryshohet ligji për paga konsiderohen të vogla

Must Read
Qeveria heq përgjegjësinë për ligjin për pagat, në Komision Parlamentar thonë se do të punojnë në ndryshimin e koeficientëve

Mësimdhënësit e kirurgët nuk kanë punuar as të martën.

Kjo si rrjedhojë e grevës nga këto dy kategori, e të cilët kanë kërkesë të ngjajshme për t’i dhënë fund grevës.

Kërkohet ndryshim i koeficientëve të pagës për ta në projektligjin për paga.

Ky projektligj, pasi ka kaluar në parim në Kuvend, iu kthehet deputetëve më 31 janar

Në Qeverinë e Kosovës, thonë se e gjithë puna tash i mbetet Komisionit Parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media.

Mundësinë për ndryshime brenda projektligjit, sipas Besnik Tahirit, koordinator nacional për Reforma Shtetërore, e ka vetëm ky Komision.

Arban Abrashi, anëtar i këtij Komisioni nga Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se ligjin e kanë pranuar me shumë mangësi, dhe në të këtë javë do të punohet intensivisht.

Sipas Abrashit, ka pak mundësi për ndryshime, por që do të tentojnë përafrimin e koeficientëve për këto katëgori që kanë hyrë ne grevë.

Në këtë Komision, thonë se po punohet ngushtë me ekspertë të Bashkimit Evropian dhe për shkak se është ky ligj do të gjej zbatim për një periudhë afatgjate, po I kushtohet rëndësi e veçantë.

Nga ky ligj preken pagat dhe pozitat e 80-100 mijë punonjësve./ Express  


- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img