Tech

Gërmimi i kripto-valutave, lajm fantastik për kosovarët

By FerizajPress

February 20, 2018

Kripto-valutat janë një trend global dhe kanë tendencë ndryshimin e mënyrës së centralizuar të sistemit të pagesave.

Në një studim të realizuar nga Elite Fixtures dhe të publikuar në CNBC Crypto, Kosova është në listën e top 10 vendeve më të lira për të gërmuar një Bitcoin. Sipas këtij studimi, kostoja e gërmimit të një Bitcoin në Kosovë është 3,133 dollarë amerikan.

Vendi me koston më të ulët në botë për gërmimin e një Bitcoin është Venezuela ku kostoja është vetëm 531 dollarë amerikan.