10,09,2025

Gecaj: KFOR-i nuk e ka përcjellë kryeministrin në veri

Must Read

“Kryeministri Mustafa për herë të parë viziton veriun e Republikës së Kosovës, në përurimin e urës e cila lidhë Zveçanin dhe Leposaviqin, e financuar 400 mijë euro nga NATO. Përkundër raportimeve të disa mediave, eskorta e kryeministrit ka arrit në cak pa kurrfarë problemi dhe është takuar me KFOR-in vetëm në vendin e ngjarjes”, ka thënë Gecaj, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, kryeministri Mustafa nuk ka mundur të kalojë nëpër Rudare për të shkuar te vendi ku përurohej ura, pasi që serbët kishin bllokuar këtë aks rrugor.

Ai më pas ka zgjedhur rrugë dytësore që të arrijë atje.

Kjo vizitë e Mustafës i ka nervozuar shumë zyrtarët në Beograd dhe përfaqësuesit e serbëve në veri.

Për shkak të kësaj vizite, serbët e veriut kanë ndërprerë bashkëpunimin me KFOR-in.

Kjo është vizita e parë e një kryeministri të Kosovës ndonjëherë në këtë pjesë të veriut të Kosovës. /Lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shfaqja “13” e Teatrit “Adriana” shpërblehet me disa çmime në Festivalin e Teatrove në Ferizaj

Ferizaj, Shtator 2025 – Një sukses i jashtëzakonshëm për Teatrin “Adriana”! Në edicionin e 55-të të Festivalit të Teatrove...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img