12,11,2025

Gazetari që i quajti kosovarët “racë e poshtër” është vet kosovar!

Must Read

Redaksia e gazetës ‘Shekulli” vendosi sot që të pezullojë gazetarin e saj Isuf Kurtaj deri në vendimin që do të marrë komisioni i etikës për dëmin që i ka sjellë imazhit të gazetës një status i publikuar në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, ku përdoreshin fyerje ndaj shqiptarëve të Kosovës.

“E zëmë se Kosovska-Metohio që shumë prej jush i paska gërryer kaq shumë meraku me bë ekip kualifikohet, një gjë doja t’ju pyesja: si leshin do të brohorisni? O sa mirë me qenë kosovarë? Yt rracë e poshtër!” shkroi gazetari Kurtaj, status që solli edhe reagime të ashpra në Kosovë.
Lajmi.net mëson se gazetari Isuf Kurtaj në fakt është vet kosovar. Ai është lindur dhe rritur në fshatin Zhur të Prizrenit, derisa ka studiuar në Tiranë dhe më pas ka vazhduar të jetoj atje.

Postimin fyes për Kosovën, Kurtaj e kishte bërë dje, mirëpo sot ka shkaktuar termet reagimesh, meqë është publikuar në media. Pas bujës që bëri, Kurtaj e ka fshirë postimin, por tashmë ishte bërë vonë. /Lajmi.net/

“Shekulli” pezullon gazetarin Isuf Kurtaj, i quajti kosovarët “racë e poshtër”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img