29,04,2024

Gazetari Koka: Vrasësi më erdhi pas shpine dhe u përplasa me të (Video)

Must Read
Spartak Koka

I ftuar në Opinion Koka ka zbardhur të gjithë momentin kur vrasësi sipas tij i vjen pas shpinës, ndalon në tavolinën ku ai qëndronte me një oficer Policie dhe Elton Çiço.

Sipas Kokës ai ka qenë në lokal në orën 21.30, ku gjithçka ka ndodhur në 7 sekonda, ku në panik e sipër gazetari Koka është përplasur me vrasësin.

Gazetari Spartak Koka ka thënë në emisioninh e Opinion se sapo dëgjuam krismën e parë, ne menduam se na hodhën një kapsollë tek këmbët dhe aty për aty, menduam t’i shmangeshim.

Krisma erdhi nga e majta ime dhe unë menjëherë tentova të çohem direkt nga krahu i djathtë për t’u larguar. Ndërsa u ngrita sa nuk u përplasa me vrasësin.

Koka theksoi se unë, pavarësisht nga tronditja, mbaj mend vetëm se ai kishte në kokë një kapele dhe një vizë të bardhë në pjesën e mëparshme.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=7G7HZj6nFAE?feature=oembed&w=640&h=360]

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=GXmrkI9fPAo?feature=oembed&w=640&h=360]

The post Gazetari Koka: Vrasësi më erdhi pas shpine dhe u përplasa me të (Video) appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img