29,04,2024

Gazetari i bëri pyetjen, e pabesueshme si reagoi Enrique (Video)

Must Read

enrique1

Luis Enrique nuk e ka pritur fare mirë humbjen e pësuar ndaj Valencias.

Barcelona u mposht me rezultatin 2-1 nga Valencia në Camp Nou, duke lejuar Atleticon ta barazojë atë me pikë në renditjen tabelare.

Atletico tani është baras me pikë me Barcelonën, ndërsa Reali ka vetëm një pikë më pak.

Kjo është hera e parë që Barcelona ka humbur tri ndeshje radhazi në La Liga që nga viti 2003, dhe katalanasit nuk kanë fituar në ligë këtë edicion që prej mesit të muajit mars, përcjell Gazeta Blic

Pas ndeshjes, Luis Enrique u përfshi në një incident me një gazetar, e cila nuk u prit aspak mirë nga mediat.

Enrique refuzoi t’i përgjigjej pyetjes së një gazetarit vetëm pse emri i tij (“Malo”) do të thotë “i keq”.

Malo, i cili punon për ‘Diario Gol’, pyeti rreth përgatitjeve të futbollistëve të Barcelonës në muajin prill, por Enrique thjesht tha: “Si e keni emrin? Pyetja tjetër!”. /Gazeta Blic/

https://www.youtube.com/watch?v=mCq2VcPKNSc

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img