“Nëse jeni duke kërkuar për diçka pak më ndryshme dhe origjinale keni një vend shumë pranë shtëpisë ku një birrë kushton më pak se 1 Pound – shkruan gazeta Britanike ‘Sunday Express’- Shqipëria është xhevahiri i vërtetë në kurorën e detit Adriatik”.
Përveç çmimeve të lira dhe bukurive të gjithanshme natyrore, media britanike nuk nguron të theksojë se Shqipëria mbetet një vend tepër i sigurt dhe i qetë për t’u vizituar, edhe pse ndryshe nga fqinjët e saj nuk bie shumë në sy.
“Me bukuri natyrore për të rivalizuar çdo vend në Evropë, Shqipëria duhet vizituar edhe për qytetet e bukura pranë plazhit”, thotë ‘Sunday Express’.
“Është gjithashtu një nga vendet më të lira në Evropë për të shijuar një birrë akull të ftohtë në plazh, mund të blihet për më pak një paund”, vazhdon artikulli.
“Ushqim i shijshëm, verë e lirë, plazhe të shkreta që mund t’i shijosh të gjitha për vete. Shqipëria është vend sekret për t’u zbuluar”, mbyll gazeta shkrimin e saj.
The post Gazeta britanike: Shqipëria, vendi magjepsës që konkurron çdo shtet në Evropë appeared first on Lajminet.