27,07,2024

Gaza, dy inxhiniere të reja shpikin tullë alternative nga hiri

Must Read

Të rejat Majed al-Misheravi dhe Ravan Abdullatif kohë më parë diplomuan në Fakultetin e Ndërtimtarisë në Universitetin e Gazës ndërsa me një punë të përkushtuar ato shpikën një lloj të ri të materialit ndërtimor i cili sado pak do t’u ndihmojë bashkëkombasve të tyre në Gaza, e cila për një kohë të gjatë mbetet e dëmtuar nga sulmet e mëhershme izraelite, riparimi i të cilës duket i pamundur në kushte aktuale.

Në një bashkëbisedim me gazetarin e AA-së, Misheravi tha se materialet e reja ndërtimore janë prodhuar pas një sërë përpjekjesh të dështuara, për të shtuar se vullneti ka qenë më i fortë se pesimizmi.

Të rejat palestineze shpikjet e tyre i kanë dërguar në një institut në Japoni, nga ku kanë marrë përgjigje pozitive se briketat e shpikura mund të përdoren në ndërtimtari.

Instituti nga Japonia ka dhënë vlerësimin më të mirë për shpikjen e palestinezeve të cilat po bëhen gati të udhëtojnë në Japoni tek instituti i lartpërmendur.

“Briketat i bëjmë nga hiri i drurit dhe qymyrit. Është shumë i lehtë por njëkohësisht produkt i fortë dhe rezistues ndaj zjarrit. Prodhimi është më i lirë për 30 përqind krahasuar me tullat nga guri. Ky është një produkt të cilin e kemi shpikur unë dhe shoqja ime pas një pune gjashtë mujore”, tha Misheravi.

Duke theksuar se bllokada e Izraelit ka shndërruar Gazën në burgun më të madh të hapur në botë, Misheravi tha se njëri nga problemet më të mëdha mbetet ndalesa për import të gurit, rërës dhe çimentos.

“Pikërisht ky ka qenë motivi për të punuar në gjetjen e materialeve alternative ndërtimore”, tha Misheravi.

“Shpikja e jonë është përqafuar në Gaza si nga populli ashtu edhe nga kompetentët. Në gusht të vitit të kaluar, për herë të parë është vënë në përdorim tulla e jonë gjatë ndërtimit të një shtëpie, dhe që nga atëherë, kërkesa gjithnjë rritet”, tha më tej inxhinierja e re palestineze sipas të cilës rezervat aktuale të hirit mjaftojnë për një periudhë një vjeçare të prodhimit, ndërkohë që nuk mungojnë përpjekjet për shpikje të reja alternative.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img