Kur flitet për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sekujt mendja i shkon te heronjtë të cilët kanë dhënë jetën për lirinë që e gëzojmë.
Ndër heronjtë që dha jetën për çlirimin e Kosovës është edhe Bekim Berisha, i njohur me nofkën “Abeja”, i cili ka rënë heroikisht në një dyluftim disaorësh me forcat serbe, më 10 gusht të vitit 1998.
Duke e njohur si njeri të guximshëm, këtu do t’i rrëfeja disa prej ngjarjeve që e kanë përshkruar luftën e lavdishme UÇK-së.
“Abeja” së bashku me një pjesë të madhe të ushtarëve kishin bërë pikën e furnizimit me armë, afër Rrasës Zogut. Aty kishin bërë plan që në shtator të 1998-s të thyhet kufiri, duke dërguar kështu “Tigrin” (Fadil Nimonin) në përgatitje për të vepruar. Por, ndërkohë, situata vështirësohet, në Dukagjin vjen urdhri që “Tigri” me ushtarë të shkojë urgjentisht në Kosovë, kurse “Abeja” të shkojë me disa ushtarë në Junik sepse po rrezikohet rënia e Junikut.
Më 2 gusht 1998 Ramushi më thërret mua (Gani Nuhën) dhe më thotë: Juniku ka nevojë urgjente për ndihmë. Ishte ora 19:00. Atë natë u tregova ushtarëve sepse ishim në Ujezë, ata u gëzuan shum që të shkojmë për Junik, por nuk u nisëm sepse ishte vonë dhe duhej një strategji dhe një rishikim sepse ishte rrezik, pasi që kufiri ishte mbushur me forca serbe.
Të nesërmen kemi vazhduar për Junik. Ishin afër 340 ushtarë nga e gjithë Kosova, të cilëve, kur thashë se po shkojmë për Kosovë, shprehën gëzim të madh.
Në ditën tjetër i kthej për Bajram Curr, Tomorin, Shabanin, Arnautin, Naimin, Plumin. Ndoshta e kam harruar ndonjë.
Takohemi me Bedri Shalën, Bekim Shytin, Fadil Jasiqin dhe unë që të bisedojmë se si do të veprojmë. Çdo gjë ishte gati, armatim kishim mjaft me vete dhe ishim në gjendje gatishmërie që të luftojmë. Ashtu u kuptuam.
Bedriu na patë dhënë fjalën: Në Drenicë shkoi vetëm me një tanke të shkaut.
Disa eprorë që ishin në Babinë kishin përcjellë forcat serbe. Mua më thanë: “Gani, s’mundemi me hy se kufiri është gardh” (tekstualisht i kam thënë: “Ne jemi ushtarët e lirisë. Nëse vdesim ne, të tjerët vazhdojnë. Ne do të shkojmë në Junik) ashtu dhe ndodhi. Jemi përgatitur. Jashar Salihi na ka përcjellë në vijë të kufirit dhe na ka uru rrugë të mbarë.
Kemi hyrë dora-dorës, se ishte rruga e vështirë. Në rrugë e gjejmë një kufomë me emblemë të UÇK-së. Më pas një grup ushtarësh së bashku me Bedriun e varrosin. Në mëngjes arrijmë në Jasiq. Ulemi që të pushojmë pak, se ushtarët ishin lodhur. Serbët na hetuan dhe filluan të na bombardojnë. Unë me Bekimin dhe 10 ushtarë të tjerë depërtuam në Junik.
Bedriu, Bardheci, “Murtaja” dhe mbi 330 na mbetën në Jasiq të strehuar. “Abeja” na doli para me Bekimin dhe flisnin fllamanqe.
U gëzua jashtë mase. Ishte ftohtë, kishte veshur një xhemper pa krahë, të leshtë. Në mbrëmje erdhi Bedriu me gjithë ushtarët dhe, për fat, asnjë nuk ishte lënduar. U rehatuan ushtarët, u njohëm me situatën nga “Abeja”, Azizi, Lumi e shumë shokë të tjerë. Situata ishte serioze.
Më 04.08.1998 ditëlindja ime ndodh rrugës për Hoxhaj. Plagoset rëndë Tomor Gashi. Kthim i detyruar e i trishtuar. Unë (Ganiu), Bekimi, “Murtaja”, Begi, Bashkimi e disa ushtarë prapë nisemi rrugës për Tropojë. Lajmi për rënien e “Abejes”, Bedriut, Eltonit, shumë i trishtuar.
Lavdi heronjve tanë!
Respekt për gjithë luftëtarët e lirisë!